INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama e hap ditën me një artikull të medias angleze: ‘Udhëtim evropian i muajit’

Kryeministri Rama e hap ditën me një artikull të medias angleze: ‘Udhëtim evropian i muajit’

Publikuar më: 10:23 03-02-2018

Tashmë rrjetet sociale duket se janë bërë një mjet pune i domosdoshëm duke i dhënë mundësinë politikës që të komunikojë me masat e gjera të popullsisë.

Ashtu si çdo mëngjes edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka hapur duke postuar në profilin e tij në facebook një tjetër artikull nga mediat e huaja që vlerësojnë Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për tu vizituar.

Sot Rama poston një artikull nga mediat angleze që e konsideron vizitën në vendin tonë si udhëtimin europian të muajit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të medias angleze mbi Shqipërinë turistike që e kategorizon vizitën në vendin tonë si udhëtimin europian të muajit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

jserg.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822