INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama dhe Tsipras takohen në Londër, ja për çfarë diskutuan [FOTO]

Kryeministri Rama dhe Tsipras takohen në Londër, ja për çfarë diskutuan [FOTO]

Publikuar më: 21:15 10-07-2018

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri grek Aleksis Tsipras janë takuar gjatë Samitit në Londër. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter nga kryeministria bëhet e ditur se kryeministrat diskutuar, rreth arritjes së negociatave midis dy vendeve.

“Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”.

kr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719