INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev: Gjermanët frikësohen nga miku im Rama

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev: Gjermanët frikësohen nga miku im Rama

Publikuar më: 11:18 06-06-2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nga Brukseli ka folur për vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sipas tij anulimi i mundshëm i vendimit për një datë të negociatave nga ana e BE-së, do ta vë në rrezik qeverinë dhe mund t’i kthejë forcat kombëtare të pushtetit

Ai tha se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova.

Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, i cituar Zaev edhe në mediat maqedonase.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672