INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi vizitë në fshatin Verri: “Më vjen keq ta them por...”

Kryemadhi vizitë në fshatin Verri: “Më vjen keq ta them por...”

Publikuar më: 13:38 23-01-2018

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka shkuar vetë sot pranë protestuesve të cilët kundërshtojnë krijimin e impiantit të mbetjeve në fshatin Verri të Fierit.

Kryemadhi u ka ofruar mbështetjen e saj banorëve dhe të konsulentëve të kësaj partie.

“Na keni në dispozicion, unë jam e gatshme, bashkë me këshilltarët tanë. Më vjen çudi, nuk dua ta them por më vjen edhe keq që ta them, prandaj ka humbur besimi te politika, para zgjedhjeve premtojnë s’do e bëjmë, vijnë marrin votat dhe tani thonë do ta bëjmë”, u shpreh Kryemadhi në një tryezë me banorët protestues të cilët ditën e djeshme u përplasën edhe me policinë e shtetit.

srg_q34_tq34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030808448791504