INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ‘thumbon’ kryeministrin: Edi Rama aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë [FOTO]

Kryemadhi ‘thumbon’ kryeministrin: Edi Rama aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë [FOTO]

Publikuar më: 20:04 29-10-2017

Pas Komunikimit Javor të kryeministrit Rama ka ardhur reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi thekson se aktori Rama nga njëra anë qan hallet e popullit dhe nga ana tjetër pengon drejtësinë të bëjë punën e vet, duke përçmuar të gjitha faktet dhe provat që implikojnë ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafik droge.
Ajo shkroi në Facebook se Ramaaktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë

Statusi i plotë
Kryeministri i frikësuar edhe sot aktroi duke “qarë” hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e Vettingut. Edi Rama flet për drejtësinë ndërkohë që nuk lejon prokurorinë të hetojë për ish bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Përshëndet komisionet e Vettingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucione që faktojnë përfshirjen e ish ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Edi Rama në dukje i pashqetësuar aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë. Duke harruar se faktet dhe provat shumë shpejt do të çojne në bankën e të akuzuarve ish ministra dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij. Proces nga i cili as ai vetë nuk do të shpëtojë. Dhe për këtë nuk e ndihmon dot as fasada e përditshme që u ofron shqiptarëve nga ERtv apo media të tjera që i ka nën kontroll, as sharjet ndaj opozitës madje as provat gjenerale të pyetje-përgjigjeve para prokurorit.
Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët.
Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant.
Çdo ditë që kalon shënon afrimin drejt fundit të një qeverisje të dështuar që do mbahet mend për kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e politikës.
Vendi duhet të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729