INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Të hënën, të gjithë në protestë! Ky vend mund të bëhet

Kryemadhi: Të hënën, të gjithë në protestë! Ky vend mund të bëhet

Publikuar më: 13:00 15-12-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se studentët kanë të drejtë që nuk pranojnë negociata dhe dialog, sepse nuk kanë çfarë të bisedojnë me Edi Ramën. Për këtë ajo tha se çdo negociator Edi Rama e këmben në para, vend pune dhe kompani offshore.

Në një takim me strukturat e LSI në Durrës mesditën e sotme, ajo tha se, “Edi Rama nuk ka si të negociojë me studentët ndërkohë që është tallur me ta. Ai i kishte në parlament 8 kërkesat e studentëve dhe nuk denjoi që ti shqyrtonte jo më ti miratonte”.

Kryemadhi iu bëri thirrje të pranishmëve që ditën e hënë t’iu bashkohen studentëve, pa flamuj partiakë dhe pa karta anëtarësie dhe se nëse qytetarët nuk bashkohen në protestë, do të jetë shumë vonë për rininë dhe Shqipërinë.

“O sot o kurrë ne kemi shansin për ti dhënë një shpresë të rinjve shqiptarë! Ky vend mund të bëhet dhe do të bëhet, por vetëm Edi Rama nuk bëhet. Ai mban peng zhvillimin e Shqipërisë, negociatat e Shqipërisë, reformat dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ndaj të hënën të gjithë duhet të dalim në protestë”, deklaroi kryetarja e LSI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115