INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Tahiri ushtar i vogël, hapja negociatave s’ka lidhje me baba Takun, as me mama Takun

Kryemadhi: Tahiri ushtar i vogël, hapja negociatave s’ka lidhje me baba Takun, as me mama Takun

Publikuar më: 12:10 03-05-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat, tha se ish-ministri i Brendshëm Tahiri nuk mund të arrestohet, pasi organet e drejtësisë janë të kapura nga kryeministri Rama.

“Kjo është për të mbuluar gjëmat e mëdha po vijnë, dorëheqja e Tahirit apo dorëzimi i mandatit është qesharak se në 19 prill vrapoi në seancë të mos humbte mandatin dhe sot del dhe e heq mandatin. Është ushtar i vogël i perandorisë së drogës së Ramës dhe kërkon ti japë oksigjen grupeve kriminale, është teatër fëminor, që nuk na hedh dot hi syve. Lotët e krokodilit që shikojmë nga ata që kanabizuan vendin janë shfaqje e shëmtuar që varfëron shqiptarët, nuk e shpëtojnë dot Ramën nga përfshirja, se ai ishte ideatori dhe zbatuesi i kanabizimit, Tahiri ishte ushtar i vogël, janë bërë qesharakë me kodet mafioze që i japin njëritjetrit në distancë që vetëm ata dinë ti deshifrojnë. Për opozitën është fat i madh të akuzohet nga një njeri që e dinë ndërkombëtarët se çfarë është. Ky ishte kompromis i radhës i Ramës që për të shpëtuar, e ka zakon të thotë jo mor burrë, i ka thënë atij, ik dy orë sa të harrohesh, kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish që kemi sot një situatë ku nuk gjendet drejtësia. Një arrestim i mundshëm? Avokati i Tahirit të arrestojë Tahirin! Ne e dimë që Prokuroria është e drejtuar nga Rama dhe organet e drejtësisë të kapura nga Rama”, – u shpeh Kryemadhi.

Më pas, kryetarja e LSI-së, theksoi edhe një herë se kushti i vetëm i BE-së për hapjen e negociatave është largimi i kryeministri nga drejtimi i qeverisë.

‘Largimi i Ramës nga kjo qeveri është shpëtim për familjen, Partisë Socialiste dhe Shqipërinë. Unë mendoj se Rama e ka më të lehtë të ikë vetë, se me protesta do e ketë të vështirë”, – theksoi ajo.
Duke u ndalur tek fakti se Spartak Braho mund të zëvendësojë Tahirin, Kryemadhi shprehet se hapja e negociatave nuk ka lidhje as me baba Takun as me mama Takun

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336