INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi sulmon sërish kryeministrin: Qytetarët do ta tërheqin zvarrë Ramën

Kryemadhi sulmon sërish kryeministrin: Qytetarët do ta tërheqin zvarrë Ramën

Publikuar më: 23:07 12-10-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Opionin” mbrëmjen e sotme ku gjatë fjalës së saj ka sulmuar kryeministrin Rama i cili sipas saj është i lidhur me krimin.

Kryemadhi e quajti Ramën si të keqen më të madhe të vendit dhe një rrezik serioz si dhe u shpreh se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Ramën.

Monika Kryemadhi:

Shqiptarët e treguan njëherë në 97’ se çohen kur iu fut dora në xhepat e tyre. Edi Rama po i merr bukën qytetarëve pak nga pak. Në momentin që qytetarët shqiptarë nuk do kenë më bukë për të ushqyer fëmijët e tyre dhe veten do dalin në rrugë për të tërhequr Edi Ramën zvarrë. Kjo nuk është e ashpër se Edi Ram po instalon një fatkeqësi të madhe. Është këmbanë alarmi, zgjohuni. Është shumë e rrezikshme dhe Edi Rama po shkon shumë larg me shqiptarët.

Të zgjohemi sa nuk është vonë se këtë nuk do na e falin shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376