INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Rama nuk la votë pa blerë që të formojë qeverinë e pleshtave

Kryemadhi: Rama nuk la votë pa blerë që të formojë qeverinë e pleshtave

Publikuar më: 15:07 09-02-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Korçë ku u takua me strukturat e LSI-së. Ajo kritikoi Ramën për deklaratën që bëri një ditë më parë, ku tha se ‘fle me qenin dhe prandaj zgjohet me pleshta’, referuar kështu opozitës.

Kryemadhi i është përgjigjur se qeveria e pleshtave u formua nga Edi Rama me anë të blerjes së votave. “Edi Rama nuk ka votë pa blerë që të formojë qeverinë e pleshtave”, tha ajo.

Në fund, kryetarja e LSI, ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën.

"Në 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re, që duan t'u prishin shtëpitë. Studentët i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por edhe popullit se po të protestosh fiton" u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814