INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi policëve, mos e mbani uniformën, do ju bëjë duart me gjak

Kryemadhi policëve, mos e mbani uniformën, do ju bëjë duart me gjak

Publikuar më: 13:34 05-03-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi para protesuesve tha se Rama është i frikësuar dhe ka frikë të përballet me policinë. Një thirrje ajo e bëri për policinë. “Mos guxo të mendosh që mund ta marrësh peng këtë popull. I ka hipur avionit dhe ka ikur por ka lënë shërbëtorët që të përballen qytearët. Edi Rama ka frikë të përballet me opozitën, me të vërtetën. Ai ka frikë të shoh veten e tij në pasqyrë, ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu. Një thirrje për policët e dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijet tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameranve, që janë njerëz që paraqesin të verteten është i gabuar”, tha Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217