INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi për protestën e studentëve: I kanë nxjerrë bojën Ramës, ja pse nuk u bashkova me ta!

Kryemadhi për protestën e studentëve: I kanë nxjerrë bojën Ramës, ja pse nuk u bashkova me ta!

Publikuar më: 23:09 18-12-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pohoi mbrëmjen e sotme se protesta e studenteve do të vazhdojë pavarësisht festave të fundvitit. Kryemadhi tha se edhe LSI si gjithë forcat e tjera politike është brenda protestës së studentëve sepse ata janë me të drejtën e zotit dhe se protesta e studentëve i ka shkaktuar dëm të madh kryeministrit Edi Rama.  Ajo pretendon se studentet e kanë demaskuar dhe ia kanë nxjerrë bojën.

'Ia nxori bojën lëvizja e studentëve Edi Ramës. Po të hysh në rrjetet sociale të çdo studenti do gjesh domosdo nga një meme për Ramën. Studentët i kanë bërë një demaskim Ramës. Një kryeministër duhet të jetë një figurë autoritare dhe e pëlqyer', tha Kryemadhi.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, Kryemadhe u shpreh se e kanë kërkuar të zbresë në shesh tek studentët, por kjo sipas saj do të krijonte perceptim të gabuar në publik.

Ajo tha mes tjerash se opozita ka mbështetur dhe ka dhënë suport teknik në protestën e studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga shefi i qeverisë.

Kryemadhi foli edhe për kthimin në Parlament, ndërsa këtë e lidhi me faktin se opozita edhe pse ka patur marrëdhënie të kushtëzuar me legjislativin, kësaj here do të jetë pjesë e tij. Sipas saj, vetingu është kryefjala që ka riktyher opozitën në Kuvend.

“Më kërkuan të shkoj në sheh, por nuk shkova. Ne nuk donin ta politizonim, sepse do të thonin se partitë politikë e përdorën kauzën dhe e përdoren politikisht. Sepse është krijuar perceptimi në publik. Deri diku kanë të drejtë. Ajo që ne kemi menduar, sigurisht se suporti ynë ka qenë teknik.

Ne e kemi përkrahur, PD e ka përkrahur, edhe PDIU, mjekë dhe policë. Pjesa më e madhe e studentëve të rretheve kanë qëndruar në shtëpinë e tyre, por edhe kushtet atmosforike kanë ndikuar. Rama t’i plotësoj kërkesat e studentëve. Po të kishte qenë Edi Rama në opozitë do t’i kishte vrarë katër vetë në shesh. E para njëherë të qenurit pjesë e protestës së studentit, unë për veten time kemi parë shumë të rinj dhe ekselentë.

Sa i takon vajtjes në Parlament, ne të gjithë jemi peng i propagandës së Edi Ramës. Opozita ka patur marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Pse shkojmë, që në momentin e propozimit të vettingut në politikë ne kemi deklaruar se kur të paraqitet do të shkojmë në Kuvend.”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035