INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi pas protestës, 'ka filluar loja e vërtetë, do luhet fort'

Kryemadhi pas protestës, 'ka filluar loja e vërtetë, do luhet fort'

Publikuar më: 17:31 16-03-2019

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së i ka shprehur mirënjohje dhe falenderime të gjithë protestuesve që dolën sot në mbështetje të opozitës, në protestë.

Kryemadhi tha se populli e ka marrë vendimin dhe tanimë nis loja e vërtetë dhe e fortë.
“Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qyterarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë.
Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort”, deklaroi Kryemadhi nga selia e LSI-së.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.010203123092651
    array(1) { ["section"]=> string(69) "kryemadhi-pas-protestes-ka-filluar-loja-e-vertete-do-luhet-fort-89286" }