INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi në mbledhjen e kryesisë, krimi po frikëson investitorët

Kryemadhi në mbledhjen e kryesisë, krimi po frikëson investitorët

Publikuar më: 13:52 03-11-2017

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur kryesinë e partisë dhe ka thënë se qeveria po mbron krimin. Krimi, shtoi ajo po tremb dhe investitorët.
“E kemi thirrur këtë mbledhje të Kryesisë në vigjilje të Konventës Kombëtare. Gjithçka që LSI kishte paralajmëruar me kriminalizimin po konfirmohet më shpejt nga çfarë e kishim imagjinuar. Mazhoranca e ka kthyer parlamentin në mbrojtje të krimit siç qe rasti i Saimir Tahirit, i paprecedentë në gjithë rajonin tonë. Në çdo vend tjetër normal do çonte në dorëheqje të qeverisë. Në qershor ne fituam numrin më të madh në parlament dhe numrin më të madh të votave në historinë e partisë tonë të re. LSI e ka deklaruar se qeveria e Ramës është zëri i krimit të organizuar. Lidhja e Ramës mes krimit të organizuar frikëson investitorët e huaj, që ka prishur imazhin tonë në arenën ndërkombëtare, kjo është arsyeja pse kjo lidhje është kaq shkatërrimtare", tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003608226776123