INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: LSI në krye të protestave të qytetarëve, të hapur për bashkëpunim

Kryemadhi: LSI në krye të protestave të qytetarëve, të hapur për bashkëpunim

Publikuar më: 14:36 04-09-2017

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi mbledh kryesinë për të përcaktuar strategjinë e grupit kuvendor ndërsa thotë se do të jetë në krye të protestave të qytetarëve shqiptarë.
Monika Kryemadhi:
“Sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër por dhe më cilësor përballë nje pseudomazhorance. Në Kuvendin e ri ne kemi një përgjegjësisë shumë më të madhe sepse ne nuk jemi më përfaqësues të pakicës por të shumicës së shqiptarëve. Ne jo vetëm do të jemi zëri i tyre në kuvend por do i bashkohemi halleve, problemeve dhe protestave të kësaj shumice kudo dhe në të gjithë vendin”.
Në këto kushte Kryemadhi thotë se është e hapur të bashkëpunojë me këdo që kërkon që të vendosë sovranitetin e shqiptarëve mbi qeverinë Rama 2.
Monika Kryemadhi:
“Ky proces do të shoqërohet me hapjen ndaj cilido që kërkon të përfshihet dhe të kontribuojë në këtë aksion që synon zgjimin dhe bashkimin e shumicës së shqiptarëve për të vendosur sovranitetin e tyre mbi qeverisjen dhe institucionet”.
Duke i cilësuar zgjedhjet e 25 qershorit si më të shëmtuarat që nga vitit 96, Monika Kryemadhi paralajmëroi se SI do të nisë dhe nj analizë të thellë të rezultatit ët zgjedhjeve të përgjithshme në çdo zonë zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779