INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi bën mea culpa, 'faj që mbyllëm sytë për zullumet e Ramës'

Kryemadhi bën mea culpa, 'faj që mbyllëm sytë për zullumet e Ramës'

Publikuar më: 11:37 28-03-2019

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, në fjalën e saj para protestuesve të Kuvendi bëri mea kulpa për kohën kur partia që drejton ishte në koalicion me Partinë Socialiste. Ajo tha se, politikanët kanë faj për gjendjen e rënduar ekonomike të vendit. E sipas saj, kjo ka ardhur si pasojë e mbylljes së syve e veshëve për zullumet e Ramës, siç u shpreh Kryemadhi.

“Ne politikanët kemi faj se kemi mbyllur veshët e sytë për zullumet e Ramës. Por më mirë vonë se kurrë, sesa të mos e bënim këtë lëvizje. Djegia e mandateve shumë kush mund të thotë i nxituar, ekstrem etj, por djegia e mandateve ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve për t’u bërë një me popullin”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102