INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku u dhuron viagra qytetarëve, ja si e shpjegon veprimin e tij

Kryebashkiaku u dhuron viagra qytetarëve, ja si e shpjegon veprimin e tij

Publikuar më: 12:13 23-05-2019

Shumë vende të botës po përballen me problemin e uljes së popullsisë, kjo për shkak të uljes së lindshmërisë dhe rritjes së numrit të vdekjeve.

Dhe shumë shtete po mundohen të gjejnë politikat e duhura sesi t’i japin fund një fenomeni të tillë.

Një ide shumë të çuditshme po ndjek kryebashkiaku i një fshati francez njohur me emrin Montereau, një fshat me 629 banorë.

Kryebashkiaku ka nënshkruar një dekret ku thuhet se banorëve do t'u dhurohen Viagra për të përballur krizën demografike.

Viagra do të shpërndahet tek çiftet e moshës nga 18-24 vjeç.

“Iniciativa ka lindur "për të shmangur mbylljen e shkollës fillore, e cila ka mbetur vetëm me një klasë. Pa fëmijë, fshati ynë është i vdekur", shpjegoi ai për të përditshmet franceze.

Por duket se një projekt i tillë nuk ka shumë sukses sepse vetëm një person ka shkuar në komunë për të marrë pilulat. Për këtë ide ka patur edhe shumë kritikat nga zërat feministë.

Kjo nuk është hera e parë që një kryebashkiak francez ka përdorur imagjinatën për të zgjidhur probleme të caktuara.

Edhe bashkiaku i një tjetër zone nënshkroi një dekret ku qytetarëve u ndalohej të sëmureshin. Arsyeja ishte e thjeshtë: në qytezë nuk kishte më mjekë dhe ishte e vështirë të shëroheshe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721