INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krujë: Shoferi na mori në qafë, ja dëshmia e plotë Luçiana Mitës

Krujë: Shoferi na mori në qafë, ja dëshmia e plotë Luçiana Mitës

Publikuar më: 14:53 27-05-2016

Dëshminë e parë e të lënduarve nga shpërthimi në flakë e sjell miku i Luçiana Mitës, i cili e ka vizituar atë në spital. Nëpërmjet një statusi në facebook, Ilir Kadia thotë se ajo është më mirë nga gjithë të lënduarat, por hedh dritë mbi aksidentin tragjik në Krujë, i cili i mori jetën një personi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjëndje të rëndë. Sipas Luçiana Mitës fajtor për këtë aksident tragjik ka qënë pikërisht shoferi i autobusit.
Ja statusi i plotë në facebook:
“Luciana është më mirë se të gjithë të tjerët, më thotë një doktoreshë. Bobooo! -thashë më vete.
Qënka bërë hataja! I putha gishtat shoqes së bangës të fakultetit. Qeshi në sytë me rimelin e tymit nxirë. "Na mori në qafë shoferi!" Flaka nisi tek motori para. Pastaj në telefon mori Gjena Goga edhe ajo shoqe kursit por unë ja hoqa telefonin nga dora Luçianës që të mos i lëndoheshin plagët...”

 

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082