INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike dhe afrimi i qershorit sjellin sot në Tiranë delegacionin e PE

Kriza politike dhe afrimi i qershorit sjellin sot në Tiranë delegacionin e PE

Publikuar më: 12:33 27-02-2019

Kriza politike por dhe afrimi i muajit qershor kur Brukseli do të marrë vendimin për çeljen e negociatave sjellin sot në Tiranë një delegacion prej 7 eurodeputetësh.  Axhenda e zyrtarëve të Parlamentit Europian parashikon disa takime, që nisin me dy krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sot në orën 16:15.

Në orën 17:10 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe Gent Cakajn e Ministrisë së Jashtme, në orën orën 18:10.
Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00-08:45 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00-10:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile.
Pas këtyre takimeve, në orën 10:15-10:30 të dërguarit e PE-së do të mbajnë një konferencë ku do të bëjnë të ditur konkluzionet e takimeve.
Vizita e tyre vjen pasi opozita vendosi të dalë nga Parlamenti dhe të zhvillojë protesta. Zyrtarët e Brukselit do të bëjnë vlerësim të situatës në vend në një kohë që pritet vendimi për negociatat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885