INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kriza ekonomike, mbi 1 mijë biznese u mbyllën në janar[VIDEO]

Publikuar më: 14:21 31-01-2018

Kriza që po kalojnë bizneset po shoqërohet dhe me mbylljen e tyre. E jo pak po vetëm në janar të këtij vit 1479 biznese kaluan në statusin në pasiv. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë dhe një krahasim me janarin e një vit më parë, ku këtë vit numri i  bizneseve, që kanë kaluar në status pasiv është rritur me 38%. Pra në muajin e parë të 2018-n janë mbyllur çdo ditë mesatarisht 50 biznese, duke përshpejtuar ritmet nga rreth 40 biznese që u mbyllën në një ditë në ditët e para të vitit 2017.
Tirana është qarku me numrin më të lartë të bizneseve që janë mbyllur me 467 biznese apo thënë ndryshe me 35% e totalit të bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin.
Edhe Korça e nisi muajin e parë të vitit me 157 biznese më pak. Numri i bizneseve që u mbyllën për të njëjtën periudhë një vit më parë ishte 54.
Po kështu dhe në qarkun e Vlorës është dyfishuar numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv, nga 51 biznese që ishin në janar të 2017-s. Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura drejtoheshin nga persona fizikë apo të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938