INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krishtlindjet po afrojnë, por ne e kemi gati filmin vizatimor që duhet të shihni patjetër [FOTO]

Krishtlindjet po afrojnë, por ne e kemi gati filmin vizatimor që duhet të shihni patjetër [FOTO]

Publikuar më: 23:30 29-11-2018

Filmi i animuar i cili përcjell historinë e një pony që dëshiron t’i bashkohet slitës së babagjyshit përcjell një mesazh të qartë, karakteri ka rëndësi. Dhe një test i vërtetë për ndërtimin e karakterit është të bindësh fëmijën që të ulët e të shohë me durim Elliot. Është një test në të cilin shumica e të rriturve dështojnë.

Ky film është shembulli i radhës se filmat e animuar nëpërmjet kompjuterit po i heqin kuptimin një historie të mirë dhe po fokusohen tek efektet vizuale.

Pavarësisht se Ellioti është stërvitur gjithë jetën për të qenë dreri i parë "jo-drer" që tërheq slitën e babagjyshit, do të jetë shumë e vështirë t’i bindë elfët e Polit të Veriut që ta lejojnë atë të marrë pjesë në lojërat Olimpike për drerët e slitave.

Deri tani detyra e Elliotit ka qenë të zëvendësojë një drer tjetër, por a do arrijë ai të thyejë barrierat në këtë aventurë fundviti?

elliot.png

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225