INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriminelët modifikojnë ADN-nën për £150 për tiu shmangur policisë

Kriminelët modifikojnë ADN-nën për £150 për tiu shmangur policisë

Publikuar më: 12:36 09-05-2018

Numri i krimeve ka shënuar një rritje të frikshme në vitet e fundit.

Tashmë dhe statistikat tregojnë se njerëzit i frikësohen më shumë një sulmi kriminal se sa sëmundjeve të pashërueshme.

Pavarësisht se shkenca po ecën me hapa të mëdha për të rritur sigurinë e qyteteve apo për të parandaluar një krim, me të njëjtat hapa në mënyrë paralele po ecën dhe kriminaliteti.

Sipas një studimi të fundit nga George Church i universiteti i Harvardit raporton se kriminelët po manipulojnë ADN-në e tyre me Crispr Kits për tiu shmangur kapjes nga policia, shkruan intv.al

Crispr Kits është një lëndë që ka në përbërje qeliza bimore që mund të modifikojë ADN-në për të parandaluar sëmundje e trashëguara si anemia, fibroza kistike dhe distrofin muskulore.

Profesor Church shpjegon se Crispr Kits është një qelizë bimore që zëvendëson disa seksione të ADN-së duke i dhënë 'kriminelit' një identitet të ri dhe në këtë mënyrë i shmanget dhe provave që policia mund të ketë siguruar.

Mënyrë se si po realizohet ky proces që para disa vitesh është menduar si i pamundur, i ka alarmuar dhe më shumë specialistët.

Dhe pse konsiderohet si një lëndë me vlera të mëdha shëndetësore, Crispr Kits gjendet shumë lehtë madje dhe në blerjet online për £150, duke e bërë kështu më të vështirë identifikimin e qëllimit të blerësit./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695