INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi po merr jetë femrash. Ja kush ishte emigrantja që u vra nga ish bashkëshorti

Publikuar më: 09:56 30-05-2018
Një shqiptare 30 vjeçare, nënë e katër fëmijëve është vrarë në sy të fëmijëve nga ish bashkëshorti i saj 38 vjeçar, në Salzgitter të Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se viktima e krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës, është identifikuar si shqiptarja nga Kosova, Emine Abazaj.
 
Gjithashtu në këtë ngjarje është plagosur dhe e motra e viktimës, Arlinda Abazaj, 32 vjeç.
Autori ka shkuar me një makinë të marrë me qera dhe para shtëpisë ku jetonte ish partnerja e tij, ka qëlluar me breshëri.
Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
 
Mediat gjermane shkruajnë se edhe ish bashkëshorti i saj është nga Kosova. Ata ishin prindër të katër fëmijëve dhe mes tyre kishte pasur shumë konflikte. Autori i identifikuar si Anton shpesh kishte kërcënuar Eminen.
Për këtë arsye ajo ishte akomoduar në "një strehëz", adresën e të cilit 38 vjeçari e kishte mësuar vetëm kur dolën në gjykatë.
Katër fëmijët tashmë strehohen nga familja e viktimës dhe daja i tyre thotë se ata janë të frikësuar. 
 
" Nuk duan të shohin asnjë. Vajza e vogël është e frikësuar dhe sot më tha të mbyllja dritaren sepse ndryshe babai do vijë të na vrasë" pohoi ai.
 
i saj 38 vjeçar, në Salzgitter të Gjermanisë.
Mediat gjermane shkruajnë se viktima e krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës, është identifikuar si shqiptarja nga Kosova, Emine Abazaj.
 
Gjithashtu në këtë ngjarje është plagosur dhe e motra e viktimës, Arlinda Abazaj, 32 vjeç.
Autori ka shkuar me një makinë të marrë me qera dhe para shtëpisë ku jetonte ish partnerja e tij, ka qëlluar me breshëri.
Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
 
Mediat gjermane shkruajnë se edhe ish partneri i saj është nga Kosova. Ata ishin prindër të katër fëmijëve dhe mes tyre kishte pasur shumë konflikte. Autori i identifikuar si Anton shpesh kishte kërcënuar Eminen.
Për këtë arsye ajo ishte akomoduar në "një strehëz", adresën e të cilit 38 vjeçari e kishte mësuar vetëm kur dolën në gjykatë.
Katër fëmijët tashmë strehohen nga familja e viktimës dhe daja i tyre thotë se ata janë të frikësuar. 
 
" Nuk duan të shohin asnjë. Vajza e vogël është e frikësuar dhe sot më tha të mbyllja dritaren sepse ndryshe babai do vijë të na vrasë" pohoi ai.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109