INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet rosaku robot që ndihmon fëmijët me kancer të pranojnë sëmundjen [VIDEO]

Krijohet rosaku robot që ndihmon fëmijët me kancer të pranojnë sëmundjen [VIDEO]

Publikuar më: 13:55 09-01-2018

Ky është rosaku Aflac, miku më i ri i fëmijëve të diagnostikuar me kancer i cili do ti ndihmojë në përmirësimin e gjendjes emocionale me një aktivitet ditor.
Sipas krijueseve të tij aktiviteti i Aflac do jetë i ndryshëm nga dita në ditë në varësi dhe të situatës shëndetësore të fëmijës.
Rosaku robot është projektuar që të ndryshojë ditën e fëmijëve më kancer me lojëra, argëtim dhe këshilla shëndetësore.
Projektuesit e Alfac shprehen se roboti do ti ndihmojë fëmijët të pranojnë sëmundjen dhe të mësojnë se si të luftojnë.
Rosaku mund të prodhoj tinguj qetësues të një plazhi ose të shiut në pyll.
Gjithashtu ai është i pajisur me një tub të ngjashëm me atë të injeksioneve krimoterapisë dhe do ju mësojë fëmijëve se si të marrin frymë thellë.
Deri tani eksperimentimet kanë rezultuar pozitive dhe pritet që deri në fund të këtij viti Rosaku robotikë të shpërndahet fals për të gjithë fëmijët me kancer në SHBA.
Sipas të dhënave të shoqatës Amerikane të Kancerit këtë vit 11.000 fëmijë u diagnostikuan me kancer.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713