INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet pasqyra që ju skanon trupin, jeni shëndoshur apo dobësuar

Krijohet pasqyra që ju skanon trupin, jeni shëndoshur apo dobësuar

Publikuar më: 13:47 07-08-2018

Keni shtuar peshë apo jeni dobësuar por nuk dini cila pjesë e trupit është prekur më shumë? Tashmë në ndihmë ju vjen një pasqyrë ‘inteligjente’ e cila merr një foto të nudo të trupit tuaj dhe ju ndihmon të gjurmoni se ku keni ndryshuar.

Pasqyra e krijuar nga shkencëtarët amerikanë dhe që kushton plot 1075 euro i bën skaner trupit tuaj për t’ju ndihmuar që edhe të fitoni sfidën me peshën. Objekti merr një hartë 3D të trupit dhe pasqyron pjesët e trupit që kanë pësuar ndryshime.

Çdo skanim i trupit ruhet në një aplikacion shoqërues të smartphone që ju ndihmon të gjurmoni përqindjen tuaj të yndyrës dhe muskujt që keni fituar me kalimin e kohës.

Por si funksionon? Objekti rrotullohet 360 gradë gjatë 20 sekondave, duke krijuar një hartë të plotë 3D të trupit tuaj që është sinkronizuar me një aplikacion shoqërues.

Aplikacioni tregon përqindjen e yndyrës krahasimet dhe grafikët e të dhënave .

Ngjyra të ndryshme përdoren për të nxjerrë në pah ndryshimet e rëndësishme, duke ju lejuar të shihni zonat ku keni humbur peshën, fituar muskujt ose anasjelltas.

Në faqen e saj, kompania Naked Labs thekson se të dhënat që mbledh, të cilat ruhen në një sistem mund të shihen vetëm nga ju.

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësime se hakerët mund të kenë akses në imazhe por kompania thotë se të gjitha të dhënat janë të koduara në mënyrë të sigurt dhe të shkëputura nga emrat e konsumatorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176