INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kreu i Gjykatës së Lartë në sitën e Vettingu-t. Konstatohen shkelje...[VIDEO]

Publikuar më: 14:11 20-07-2018

Një nga krerët e kupolës së drejtësisë, Xhezair Zaganjori rrezikon të përjashtohet nga sistemi. Sot ai ka kaluar në sitën e vettingu-t dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar një raporti nga ILDKPI thotë se Zaganjori ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime të ligjshme pasurie. Por ajo që e bën të rrezikojë detyrën është se ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit duke gënjyer për vlerën e pronave. Seanca dëgjimore zgjati 2 orë dhe në fund të saj nuk u morr vendim, ai u shty për në datën 24 korrik.
Vetë ai tha: “Nuk e di çfarë do ndodhë, unë i mora të gjitha dokumentat dhe ato në Gjermani.”
Tre gjyqtarët kanë thënë se deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronave të regjistruara në hipotekë, nuk korrenspondojnë me ato reale.
Gjithashtu vërehet se deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Xhezair Zaganjorit është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve.
Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Ndërsa mars të vitit 2013 u emërua si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas si kryetar i kësaj gjykate.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939