INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ të mërkurën vendos për deputetët Rakipi dhe Rehovica

KQZ të mërkurën vendos për deputetët Rakipi dhe Rehovica

Publikuar më: 19:10 28-12-2017

Dy ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme i dorëzoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi dhe atij të LSI, Gledjon Rehovica.

Sipas kërkesës së prokurores Rovena Gashi të dy janë subjekte të ligjit të Dekriminalizmit.

Rakipi dhe Rehovica në formularin e vetëdeklarimit nuk kanë shënuar procedimin penal për vjedhje dhe përdorim të emrave të ndryshëm në Itali. 

Ndërkohë KQZ pas mbledhjes informale të pasdites së djeshme, ka njoftuar  se vendimi për Rakipin dhe Rehovicën është përfshirë në rendin e ditës së mërkurë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211