INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova vazhdon të triumfojë, mund edhe Çekinë. Ja rezultati

Kosova vazhdon të triumfojë, mund edhe Çekinë. Ja rezultati

Publikuar më: 16:47 07-09-2019

Kosova është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në futboll. “Dardanët” ia kanë dalë sot të marrin një fitore të madhe 2-1 ndaj Çekisë në kualifikueset e Europianit.

Golat për Kosovën u shënuan nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda të cilët i dhanë suksesin e madh ekipit të tyre.

Kjo fitore ngre peshë tifozët të cilët tashmë mund të ëndërrojnë pa frikë për një kualifikim historik në Europianin e vitit 2020.

Momentalisht Kosova është në vendin e parë në Grupin A, me 8 pikë por me dy ndeshje më shumë se Anglia. “Tre Luanët” luajnë në orën 18:00 ndaj Bullgarisë

Article Logic
Execution time: 0.0033118724822998