INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosova shkon sërish në votime me 19 komuna në balotazh. LDK renditet partia e parë [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 23-10-2017

Zgjedhjet lokale në Kosovë shënuan një pjesëmarrje të ulët, me rreth 44% të votuesve. Rezultatet e bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se në 19 komuna nga gjithsej 38 komuna në vend do të zhvillohet edhe një raund  tjeter i zgjedhjeve. Kjo pasi në gjysmën e komunave kandidatët nuk kaluan pragun e nevojshëm prej 50% të votave të fituara. Analistët mendonin se këto zgjedhje, do të ndikoheshin nga rezultati i 11 qershorit, por në fakt nuk ka ndodhur kështu.  Lëvizja Vetëvendosje e cila u rendit forca e parë politike në zgjedhjet vendore të 11 qershorit nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë.  Madje në balotazh është edhe në Prishtinë ku kjo parti pretendonte fitoren. Kandidati i LV  Shpend Ahmeti, mori mbi 44% të votave duke shkuar sërish në votime me kandidatin e LDK-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashin, i cili siguroi 35% të votave në raundin e parë të votimit. LDK e Isa Mustafës është renditur si partia e parë në këto zgjedhje në të gjithë Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e dyta, VV e treta dhe AAK është partia e katërt. LDK ka fituar në katër komuna ndërkohë që do të shkoj në 9 të tjera në balotazh. AAK e Ramush Haradinajt, ka fituar  Deçanin dhe Junikun, ndërkohë që shkon në balotazh në 6 komuna. Ndërkohë Lista Serbe shënoi fitore në katër komunat e veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059