INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kosova prag zgjedhjesh. Të Dielën votohet për qeverinë e ardhshme[VIDEO]

Publikuar më: 15:08 09-06-2017

Fushata elektorale e subjekteve dhe koalicioneve politike për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë përfundon sot. Subjektet politike kanë prezantuar para qytetarëve planet për qeverisjen e ardhshme. Ndërkohë gjatë fushatës nuk kanë munguar akuzat dhe dhe kundër akuzat që palët kanë bërë ndaj njëra-tjetrës. Nesër mbahet heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën do të zhvillohen zgjedhjet. Qendrat e votimit hapen nga ora 07:00, ndërkohë që qytetarët do ta kenë mundësi që përmes votës së tyre të zgjedhin koalicionin apo partinë që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme në qeveri dhe kuvend. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 5 koalicione, 19 parti politike dhe dy nisma qytetare. KQZ-ja ka certifikuar gjithashtu edhe listën përfundimtare të votuesve e cila përmban 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote. Janë 118 448 persona që do të votojnë për herë të parë, në këto zgjedhje. Deri më tani KQZ-ja ka akredituar 21 mijë e 452 vëzhgues për vëzhgimin e procesit zgjedhor, që përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata dhe institucione ndërkombëtare, si dhe organizata jo-qeveritare vendore.

Article Logic
Execution time: 0.0030660629272461