INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova bën bashkë politikën shqiptare, Rama propozon një president të unitetit kombëtar [FOTO]

Kosova bën bashkë politikën shqiptare, Rama propozon një president të unitetit kombëtar [FOTO]

Publikuar më: 14:35 18-02-2018

Në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës zhvilloi sot një seancë solemne.

Të pranishëm në seancë ishin të ftuar nderi nderi liderët më të lartë të politikës shqiptare.

Rama, Meta, Basha dhe Berisha ishin ulur përkrah njëri tjetrit, ndërsa fjalim mbajti vetëm kryeministri shqiptar.

Kreu i qeverisë theksoi se një dekadë më parë, pas thuajse një shekulli përpjekjesh, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u bërë shteti më i ri në hartën e Europës dhe të botës.

‘Kosova dhe Shqipëria janë dy vende formalisht të ndara, por tani më si pjesë e përbashkët e një rrëfimi historik dhe me një interes të përbashkët politik”, tha Rama.

Kryeministri u përqëndrua tek dialogu i vështirë i Prishtinës me Beogradin, duke thënë se ky proces i domosdoshëm për t’u finalizuar, pas disa vitesh do të jetë thjesht një histori.

Ndër të tjera Rama propozoi edhe “bashkimin” me një President gjithëkombëtar dhe një politikë të përbashkët të sigurisë.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, tha Rama.

basha.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040161609649658