INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Korrupsioni në universitete ka prekur fundin, dominon ryshfeti për notë…[VIDEO]

Publikuar më: 10:14 28-12-2018

Pjesa më e madhe studentëve raportojnë se në universitetet korrupsioni është në nivele të larta. “Rezistenca Qytetare”, ka bërë publike rezultatet e monitorimit për nivelin dhe perceptimin e korrupsionit në 5 universitete publike.
Për këtë studim janë intervistuar 640 studentë, 501 studentë nga niveli Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master.
Sipas gjetjeve të raportit, 73% e studentëve të anketuar pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 19% e studentëve nuk japin një përgjigje, duke argumentuar se ata nuk kanë prova për praninë e fenomenit dhe vetëm 8 % mohojnë praninë e tij. Në nivelin krahasues, Universiteti Politeknik i Tiranës duket se është më i korruptuar, në 80%, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor me një prani të këtij fenomeni në nivelin 77%.
Studentët pranojnë se forma më e zakonshme e korrupsionit në universitete është pagesa në shkëmbim për një notë, në nivelin 43%, pasuar nga detyrimi për të blerë libra dhe favore seksuale.
Sa i përket rolit të punonjësve të administratës universitare u pohua se nuk ka vetëm ndërmjetësues sekretarë, por problemi ka arritur deri në pikën ku përdoren lokalet dhe kafenetë, ku shkojnë dhe u lënë para kamerierëve që bëjnë sekserin. Një tjetër çështje e paraqitur nga ekspertët është fakti se 24% e studentëve do të ishin të gatshëm të ofrojnë ryshfet në këmbim të një rezultat më të mirë testimi dhe 14% e tyre hezitojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0025510787963867