INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni në administratën tatimore, dhjetra raste të denoncuara

Korrupsioni në administratën tatimore, dhjetra raste të denoncuara

Publikuar më: 09:49 13-05-2019

Janë dhjetra raste të denoncuara nga qytetarët për korrupsion në radhët e administratës tatimore. Sipas të dhënave të Drejtoria e Investigimit të Brendshëm gjatë vitit të kaluar janë verifikuara dhe investiguar 63 raste denoncimesh nga qytetarët.

Megjithatë rezulton se ka një rënie të numrit të rasteve të denoncuara krahasuar me vitin e kaluar, me rreth 45% më pak.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përpjekje për të goditur korrupsionin në radhët e administratës ka vënë në dispozicion të shqetësimeve të qytetarëve disa mjete që lehtësojnë bërjen e denoncimeve.

Kjo drejtori u bën thirrje të gjithë shtetasve të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve që shfaqin sjellje korruptive apo jo etike dhe që shkelin ligjet tatimore.
Denoncimet mund të bëhen fare thjeshtë në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku ka një hapësirë të posaçme për këtë funksion.
Po ashtu, qytetarët mund të tregojnë për raste korruptive edhe nëpërmjet platformave online të celularëve. Për këtë në dipozicion janë disa numëra të cilat gjendjen në faqen zyrtare në internet të drejtorisë së tatimeve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.002061128616333