INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsion dhe drogë! Gjetjet e raporti të CIA-s për Shqipërinë

Korrupsion dhe drogë! Gjetjet e raporti të CIA-s për Shqipërinë

Publikuar më: 10:20 09-01-2018

CIA, ka publikuar një raport për Shqipërinë, ku bëhet një analizë e situatës politike dhe ekonomike në vendin tonë. Agjencia inteligjente amerikane si një vit më parë dhe këtë vit vë sërisht theksin tek lufta ndaj korrupsionit, krimi i organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria duhet që të përmbushë me sukses të gjitha qëllimet e reformës në drejtësi, me qëllim që të hapen dyert e Bashkimit Europian.
CIA deklaron se korrupsioni është problem kryesor dhe ai po ndal investimet në Shqipëri.
Në raport thuhet: “Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet pronësore, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar për krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë. Në korrik 2016 Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reformojnë gjithë sistemin e drejtësisë, ku do të luftohet thellë korrupsioni dhe do forcohet sundimi i ligjit”.
Në raport flitet dhe për drogën, ku thuhet se Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet ende për kultivimin e kanabisit. “Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët”, shkruhet në raportin e CIA-s për Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0032892227172852