INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumoni në mënyrë të shpejt ushqimin? Duhet ta ndaloni menjëherë sepse... [VIDEO]

Konsumoni në mënyrë të shpejt ushqimin? Duhet ta ndaloni menjëherë sepse... [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 14-11-2017

Konsumoni në mënyrë të shpejt ushqimin?

Epo duhet ta ndaloni pasi sipas një studimi të fundit kjo mënyrë e të ushqyerit rrit riskun për sëmundje të zemrës, diabetit dhe obezitetit.

Shpejtësia e lartë në ngrënie ndërlidhet me shtimin në peshë kryesisht me shtimin e dhjamit në zonën e belit, shtimin e sheqerit në gjak.

Dr. Takayuki Yamaji, udhëheqësi i studimit mori në studim rreth 1.000 persona për një periudhë 5 vjeçare dhe i ndau në tre grupe, ngrënësit e shpejt, të ngadaltët dhe mesatarët.

E në përfundim rezultoi se personat që konsumojnë shpejt vaktin kanë një shans me rreth 11.6% që të zhvillonin sindromat metabolike, konsumimi i mesatar rreth 6.5% dhe te ngadaltët rreth 2.3%.

Kjo ndodh pasi sinjali i ngopjes do pak kohë që të shkojnë në tru dhe teksa ne konsumojmë shpejtë nuk i lëmë hapësirë e duhur që truri të kundërpërgjigjet në kohë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617