INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i vakteve me familjen ndihmon fëmijët të jenë më të shëndetshëm dhe me social [VIDEO]

Konsumimi i vakteve me familjen ndihmon fëmijët të jenë më të shëndetshëm dhe me social [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 26-12-2017

Festat janë shpesh herë ato që na bëjnë bashkë në një tavolinë ngrënie.

Por mbledhja në vaktet nuk duhet të kufizohet veç në sezone festive sugjeron një studim i fundit.

Sipas hulumtimit të Universiteti i Montrealit në Kanada, konsumimi i vakteve bashkë me familjen i ndihmon fëmijët të jenë më të shëndetshëm dhe me social.

Autorja e studimi Marie-Josée Harbec sqaron se në momentin që e gjithë familja bëhen bashke kanë më shumë mundësi për tu lidhur me njëri tjetrin dhe të diskutojnë në lidhje me probleme të ndryshme që i shqetësojnë.

Përfundimi i këtij studimi u bazuan në vëzhgimin e 1.492 fëmijë nga mosha 5 muajsh deri në 10 vjeç.

Të dhënat treguan se fëmijët që konsumonin vakte me familjen kishin një shëndet mendore më të mirë se fëmijët që konsumonin vaktet të ndarë.

"Mundohuni të konsumoni një vakt me të vegjlit tuaj pasi në këtë mënyrë do rrisni një fëmijë të sjellshëm dhe të shëndetshëm", këshillon Marie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896