INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i bukës në fund të vaktit, ndikon për mirë në shëndetin e dieabetikëve [VIDEO]

Konsumimi i bukës në fund të vaktit, ndikon për mirë në shëndetin e dieabetikëve [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 02-10-2017

Diabetikët mundohen të konsumojnë sa më pak karbohidrate, pasi ju shkaktojne rritje të sheqerit në gjak, çka do të pasohej me komplikacione në shëndetin e tyre.
Mirëpo shkencëtarët kanë zbuluar se nëse produktet si buka patatet makaronat etj që përbëhen nga karbohidratet, do te konsumoheshin në fund të vaktit nuk do të ndikonin në rritjen e sheqerit por përkundrazi do ndihmonin në kontrollin e tij.
Hulumtuesit pohojne se nëse diabetikët do përdornin këtë teknikë të të ushqyerit, ruajtjen e karbohidrateve për në fund do të jepte të njëjtin efekt sikur të konsumonin insulinë.
Udhëheqësit e studimit thane se nëse këto produkte do te liheshin për në fund mund të ishte një strategji e thjeshtë për rregullimin e niveleve të glukozës pas vaktit.
Të dhënat e studimit treguan se niveli i glukozës i personave që i konsumuan karbohidratet në fund të vaktit ishte rreth 40% më e ulët se sa e atyre që i konsumuan në fillim.
Në mbarë botën statistikat tregojnë rreth 380 milionë të sëmurë me diabet vetëm në Britaninë e Madhe kjo shifër ka prekur shifrat e 3.8 milionë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604