INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i alkoolit në sasi të ulët, e shëndetshme për organizmin [VIDEO]

Konsumimi i alkoolit në sasi të ulët, e shëndetshme për organizmin [VIDEO]

Publikuar më: 17:13 25-09-2017

Përdorimi i pa kriter i alkoolit bëhet shkak për dëmtimin e shumë organeve si mëlçia, zemra, truri dhe vdekjen e shumë qelizave.
Për një litër alkool që ne konsumojmë vdesin rreth 2000 qeliza.
Megjithatë këto janë pasojat kur konsumi i alkoolit është i shpeshtë dhe në sasi të mëdha por nëse alkooli konsumohet në mënyrën e duhur mund të jetë i shëndetshëm dhe kuroje sëmundje.
Sipas një studimi të Johns Hopkins Medicine dhe Institutot Kombëtar të Shëndetësisë rezulton se konsumi i pakët i alkoolit mund të sjelle ndryshime në genin përgjegjës për kolesterolin.
Në raportin e publikuar shpjegohet se ndryshimet që alkooli bënë në këto gene njihen si PCSK9 dhe këto ndryshime sjellin një reduktim të kolesterolit LDL i njohur si kolesteroli i keq.
Studiuesit shpjegojnë se rregullimi kolisterolit është më i shpejt nga konsumimi i alkoolit në sasi të vogla, ndërsa nëse alkoolit konsumohet në sasi të mëdha pengon shkatërrimi i kolisteroilit të keq, duke sjell që ai të akumulohet në gjak duke shkaktuar dhe bllokim të arterieve.
Këtë zbulim shkencëtarët e bazuan në studimin e dy grupeve njerëzish, të alkoolizuarve dhe të atyre që e konsumonin me kriter pijen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029699802398682