INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet/ Brenda makinës së djegur në Fushë-Krujë gjendet një trup i shkrumbuar

Konfirmohet/ Brenda makinës së djegur në Fushë-Krujë gjendet një trup i shkrumbuar

Publikuar më: 16:40 05-05-2018

Policia konfirmon se brenda makinës se djegur që është gjetur në Fushë Krujë është një trup i shkrumbuar që i përket seksit mashkull.

Makina është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmani, por ende nuk dihet nëse është personi që është gjetur pa jetë ose jo.

Sipas Policisë së Durrësit, makina është gjetur në fundin e një toke, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Makina e djegur është e tipit Volsvagen dhe pa targa, dhe kishte 5 ditë që kishte hyrë nga Kosova.

Pritet ekspertiza për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.

Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945