INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni i Vettingut, Rovena Gashi refuzon të paraqitet. 'Vendimi për mua është marrë muaj më parë'

Komisioni i Vettingut, Rovena Gashi refuzon të paraqitet. 'Vendimi për mua është marrë muaj më parë'

Publikuar më: 13:05 20-07-2018

Ish prokurorja Rovena Gashi ka refuzuar të paraqitet ditën e sotme në Komisionin e Pavarura të Kualifikimit për t'iu nënshtruar Vettingut. Madje nuk është përfaqësuar as me avokat.

Sipas Gashit ajo e ka bojkotuar këtë mbledhje pasi vendimi për të është dhënë shumë kohë më parë.

“Duke qenë se pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrsesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në shkresë e Rovena Gashit.

Tetë muaj më parë, Rovena Gashi dhe Dritan Gina u pezulluan nga detyra e tyre dhe janë në hetim për fshehje pasurie, ky vendim u morë nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit për prokuroren Rovena Gashi pritet të jepet më 25 korrik

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324