INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Komisioni Europian, Shqipëria nuk i ka të qarta investimet në sektorët e rëndësishëm [VIDEO]

Publikuar më: 10:23 07-06-2017

Ekspertët e Komisionit Europian kanë kritikuar pushtetarët shqiptarë në lidhje me paqartësitë e tyre për zhvillimin e disa sektorëve jetikë në vendi tonë. Sipas tyre Shqipëria ka shumë vite që raporton një program vjetor reformash në Komisionin Europian, por në praktikë ato thujase nuk zbatohen. E kjo theksojnë ata nuk ndihmon ekonominë reale në sektorët kryesor të saj, si bujqësia, industria dhe shërbimet.

Sektori industrial gjykohet se është i dobët për faktin se eksportet janë të përqendruara në disa grupe produktesh me vlerë të ulët kryesisht në përpunim.
Ekspertë thonë se veprimet përgatitore të qeverise shqiptare në sektorin e Industrisë janë vetëm disa studime fizibiliteti, pa një objektiv të qartë se si do të zhvillohet konkurrenca.
Ndërsa për bujqësinë, KE vë në dukje se, toka bujqësorë në Shqipëri është e copëzuar në ferma të vogla, nivelet e bashkëpunimit ndërmjet fermerëve janë shumë të ulëta dhe sektori vuan nga niveli shumë i ulët i investimeve që është një domosdoshmëri për zhvillimin e tij. Më tej Komisioni shton se në të njëjtën kohë, duhet të zgjidhet dhe e drejtata pronës.
Kurse sektori i turizmit në veçanti ka potencial të rëndësishëm zhvillimi, por pengohet nga mungesa e aftësive profesionale, nga qasja e ulët në shërbimet e turizmit dhe mungesa e një oferte të qëndrueshme të turizmit kulturor dhe natyror.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674