INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesja kapet keq me Ronelë dhe Young Zerkën: ‘’Sa ma shpifni ju si çift...’’, reagon këngëtarja [FOTO]

Komentuesja kapet keq me Ronelë dhe Young Zerkën: ‘’Sa ma shpifni ju si çift...’’, reagon këngëtarja [FOTO]

Publikuar më: 00:10 25-11-2017

Reagon edhe Ronela pas këtij komenti…

Prej shumë kohësh Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur se kanë një ldihje mes tyre, por dyshja asnjëhere nuk e pranuan. Në postimin e fundit që ka postuar Ronela Hajati në Instagram ka patur edhe një konlfikt me një nga komentueset, e cila shfyn vrer ndaj këngëtares.

“Sa ma shpifni ju si çift. Ti je femër pa pikë shije dhe bukurie, zëri si burrë, veprimet që do të bëhesh dikushi po s’po mundesh. Do të ruash identitetin si origjinale pa operacione, por askush nuk flet për ty. Askujt nuk i intereson ti. Të lutem bëhu shtëpiake ose gardiane burgu se s’je për femër, as për shoëbiz. Mëso të flasësh të jesh femër. Shpresoj të vendosësh bllok nga sikleti.”- ka shkruar komentuesja.

Ndërkohë të shumtë ishin ndjekësit e këngëtares që e i dolën në mbrojte, edhe vet Ronela reagon.

“Ndërsa unë mendoj se duhet të më heqësh follow dhe të shkosh të vjellësh se u lodhe shumë! Shëndeti në radhë të parë!”- i kthen këngëtarja./intv.al/

r.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275