INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja shqiptare humbet këtë lojtar të rëndësishëm para ndeshjes me Turqinë

Kombëtarja shqiptare humbet këtë lojtar të rëndësishëm para ndeshjes me Turqinë

Publikuar më: 19:21 09-11-2017

Migjen Basha nuk mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen miqësore me Turqinë, që do të zhvillohet më 13 nëntor në Antalia. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaron se pas disa seancave stërvitore të zhvilluara vecmas grupit, mesfushori i Barit ka lënë grumbullimin e Kombëtares, për ta vijuar fazën e riaftësimit me skuadrën e tij, në Serinë B. Stafi teknik është bindur përfundimisht se nuk kishte më asnjë mundësi që 30-vjecari të mund të jepte kontribut ndaj Turqisë. Për shkak të kohës së shkurtër në disipozicion, Panucci ka vendosur të mos grumbullojë një tjetër lojtar në vend të Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127