INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kokëdhima nga KAFE IN, Rama të ikë dhe Brukseli hipokrit...[VIDEO]

Publikuar më: 12:04 19-07-2018

Një nga aleatët e miqtë e dikurshëm të Ramës, sot i zhgënjyer nga mënyra se si ai po qeveris, Koço Kokëdhima nga KAFE IN ka bërë deklarata të ashpra për dy forcat e mëdha politike në vend. Ai ka argumentuar se përse Rama duhet të dorëhiqet sa më parë, por foli dhe mbi zanafillën e krimit në Shqipëri.
“Rama zhgënjim i madh për popullin dhe për mua. Sa më shpejt të ikë aq më shpejt shqiptarët do ndërtojnë të ardhme të mirë. Sa më shumë të zgjatet sundimi i tyre aq më i zi do jetë fundi i tyre. Partia Demokratike ka kriminalizuar vendin,” tha nga KAFE IN, Kokëdhima.
Kreu i Zgjidhja habit kur bën dhe një akuzë për Brukselin, në lidhje me ndikimin në vendin tonë.
“Hipokrizia e Brukselit duhet të marrë fund. Të mos na çertifikojnë me progres, kur Shqipëria bën regres,” theksoi Kreu i “Zgjidhja”.
Kokëdhima u pyet dhe për Reformën në Drejtësi, por nuk ishte fare shpresëplotë se ajo do të jetë e suksesshme, pasi sipas tij gjyqtarët dhe prokurorët do manipulohen nga politika.
“Reforma s'do japë rezultate do marrë energjinë e helmuar nga elita politike,” përfundoi nga KAFE IN, Koço Kokëdhima.

Article Logic
Execution time: 0.003216028213501