INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH zbulon 825 milionë euro dëme financiare. Qeveria dështon në administrimin e pronave shtetërore

KLSH zbulon 825 milionë euro dëme financiare. Qeveria dështon në administrimin e pronave shtetërore

Publikuar më: 13:28 26-04-2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon 825.6 milionë lekë dëme në buxhetin e shtetit për shkak të abuzimeve, vjedhjeve keqadministrimit të të ardhurave. Auditimet e kryera nga KLSH në periudhën Janar - Dhjetor 2017 konstatuan parregullsi dhe shkelje financiare. Raporti sqaron se “Parregullsi dhe shkelje financiare u konstatuan në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 11.5 miliard lekë ose 85.8 milionë euro.

demi_KLSH.png

Nga shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, dëme në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro nga e cila: 92.7 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliard lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë,efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliard lekë ose afërsisht 825,6 milionë euro.

DEMI_NE_pasurite_shtetrore.pngDëmet e shkaktuara
Niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administrimin e pronës shtetërore në vlerën 4,176,016 mijë lekë ose 36% të vlerës totale të dëmit të zbuluar dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore në
vlerën 2,864,592, mijë lekë ose 24%. Më pas renditen dëmet e shkaktuara nga doganat. Dëmi i konstatuar në realizimin e të ardhurave në dogana është në vlerën 1,637,631 mijë lekë ose 16%, pasuar nga 14% në fushën e prokurimeve, sektor që mbetet me një risk të lartë për sa kohë shkeljet nuk lidhen vetëm me dëmin e zbuluar por edhe me mungesën e efektivitetit të një sistemi të plotë që siguron prokurimin e mallrave/punimeve/shërbimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328