INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klodi Leka: Studentët heqin dorë nga vezët! Ja si do jetë mënyra e re e protestës [VIDEO]

Klodi Leka: Studentët heqin dorë nga vezët! Ja si do jetë mënyra e re e protestës [VIDEO]

Publikuar më: 20:46 13-11-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Klodi Leka, përfaqësuesi i “Lëvizjes për Universitetin”, ka folur për problematikat që kanë hasur dhe po hasin në sistemin e Arsimit.

Klodi ka treguar në Kolaudim se ministria e Arsimit ka hedhur poshtë udhëzimin që po vetë e ka miratuar.  I pyetur nga drejtuesit e emisionit se si kanë ndërmend ta “luftojnë” këtë fenomen? Përfaqësuesi i “Lëvizjes për Universitetin”, ka thënë se mënyra më e mirë është ajo e organizimit të mëtejshëm të studentëve.

I pyetur nga Vini nëse do vazhdojnë me vezë, ai është shprehur se veza është një mjet demokratik, por ajo vjen prej faktit se mjetet demokratike nuk kanë “pirë ujë”. “Nuk i kanë marrë parasysh fare mjetet demokratike”, ka thënë Klodi.

Ai u shpreh se mënyra që ata do të ndjekin është organizimi i të gjithë studentëve, edhe pse është bërë shumë i vështirë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0033440589904785