INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta na prezanton me mamanë e saj dhe i bën dedikimin më emocionues të mundshëm! [FOTO]

Klea Huta na prezanton me mamanë e saj dhe i bën dedikimin më emocionues të mundshëm! [FOTO]

Publikuar më: 19:31 03-10-2018

Ajo njihet si një ndër brunet më simpatike të ekranit shqiptar. Ndonëse moderatorja Klea Huta e kuron imazhin e saj si një vajzë televizioni, bukuria që ka nuk vjen vetëm prej makijazhit dhe kujdesit që tregon për look-un. Ndonjëherë nuk thonë kot që “bukuria është gjenetike” dhe Klea Huta sapo na e tregoi më së miri këtë pasi na prezantoi me të ëmën.

Klea ndau me ndjekësit e saj një foto të mamasë së saj dhe i bëri një dedikim shumë emocionues me fjalët që do bënin çdo nënë të ndihej krenare për të bijën.

“Po ti je bota ime o mirësia ime. Je buqeta më e bukur që kam parë ndonjëherë. Vetëm ty dua tët shoh të lumtur , ti të jesh më e lumtura në botë … Ti do kishe jetuar gjithë jetën në lëndina me lule e kopshte të mëdha, kurse unë do doja të qëndroja përjetë në prehërin tënd ma. Faleminderit Zot për çdo ditë që të kam ??”, shkroi Klea.

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674