INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia Pepa e quajti vëlla, Albi Nako reagon kështu: Është më mirë të të bëhet motra e dashur?!

Klaudia Pepa e quajti vëlla, Albi Nako reagon kështu: Është më mirë të të bëhet motra e dashur?!

Publikuar më: 11:56 01-10-2017

Ish-gruaja e tij e quajti vëlla, por Albi Nako reagon kështu…

Koreografi i njohur Albi Nako ishte i ftuari i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ku foli për ndarjen nga balerina e njohur, Klaudia Pepa dhe si e priti momentin ku ish gruaja e tij pas një video mesazhi të dhënë e quajti “vëllain e madh”. Ka qenë moderatori Ermal Mamaqi ai që e ka pyetur "si është të bëhesh me motër në këtë moshë", e Albi është shprehur keshtu:

Mos të lëntë Zoti  pa motër! Më mirë e dashura të kthehet në motër apo motra të kthehet në të dashur?! Momenti që unë u emocionova kur pashë videon nuk ishte për frazën por nga distanca, kisha kohë pa e parë. Por jo me frazën që tha. Isha i papërgatitur. Si u ndjeva?! Nuk ndjeva asgjë Ermal. Çfarë është vëllai për motrën?! Është ai që të ngre kur ti rrëzohesh, është dashuria e përjetshme”.

I pyetur se përse nuk hoqi dorë nga jeta e tij në Tiranë për të ndjekur partneren e tij në Itali, ai shprehet:

Pas rrugëtimit të Klaudias në Itali, nuk kishte më asnjë kuptim kthimi i saj këtu. Pse nuk sakrifikova unë? Unë jam një djalë i rritur me shumë dashuri dhe me shumë sakrifica nga dy prindërit e mi, që sot janë në moshë të thyer. Unë jam djalë i vetëm në atë shtëpi dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do t’i abandonoja prindërit e mi dhe t’i lija ata të braktisur, derisa ata të kenë frymë. Unë kam një motër që jeton prej 25 vitesh në Amerikë. Familja ime gjithë këto vite e ka parë më shumë se 10 herë. Nuk e gëzuan si fëmijë. Mendo ata të mos më kishin dhe mua, unë e quaj fatkeqësi shumë të madhe që dy prindër të kenë fëmijë dhe mos t’i gëzojnë".

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893