INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klasifikimi i javës për shenjat e horoskopit sipas Paolo Fox

Klasifikimi i javës për shenjat e horoskopit sipas Paolo Fox

Publikuar më: 14:02 10-12-2017

Si çdo javë astrologu Italian Paolo Fox na njeh me klasifikimin e shenjave të horoskopit duke u nisur nga vendi i 12-të me më pak fat për të vijuar tek vendi i parë shenja më me fat për këtë javë.

Në vendin e 12 është Ujori. Nëntori ka qënë një muaj i vështirë për ju dhe shumë prej jush ende nuk e keni marrë veten. Kujdes mund të ketë diskutime mes jush që jeni në një lidhje afagjatë, shumë do të mendojnë të ndryshojnë në vitin 2018.

Në vendin e 11 është Demi. Gjatë këtyre ditëve do të përfshiheni nga mërzitja. Shumë prej nismave tuaja kanë ndaluar për motive praktike. Kujdes të enjten dhe të premten ditë të tensionuara. Jeni përfshirë nga mendimet.

Në vendin e 10 Peshorja, në këto ditë do të duhet të gjeni aleanca të reja për të qënë gati për betejat e 2018. Doni të gjeni personat e duhur si dhe një dashuri të rëndësishme. Bëni një analizë të asaj cka mendoni vërtetë.

Bricjapi në vendin e 9. Do të jeni protagonistët e 2018. Përpiquni të bëni dicka që ju përket vetem ju. E mërkura, e enjte, e premte janë ditët më të mira të javës.


Virgjëresha në vendin e 8. Gjatë këtyre ditëve do të jeni paksa të mërzitur. Në javët e para mund të keni përjetuar një krizë emocionale. Kjo është një javë vëzhgimi sesa një javë veprimi.

Në vendin e 7 është Shigjetari. Mënyra juaj e të vepruarit shumë e hapur në këto ditë do të tregojë më të mirën tuaj. E shtuna dhe e diela janë ditët më të mira për ju. Përpiquni të bëni gjëra të rëndëishme.

Dashi është në vendin e gjashtë. Jeni shumë të menduar në këto ditë. Do të donit te ndërmerrni veprime revolucionare, por ka konfuzion. Kush është i pakënaqur në dashuri do të duhet të të vendos pikat mbi i në janar. Kujdes me financat. E shtuna e diela ditët më të mira për ndjenjat.

Në vendin e pestë është Luani. Përpiquni të jeni më aktivë. E shtuna dhe e diela janë ditë interesante për dashurinë. Kujdes me financat.

Binjakët në vendin e katërt. Në këto ditë ju kthehet energjia. Është i favorizuar kush udhëton. Keni përpara propozime të reja.

Peshqit të tretët. Në këto ditë do të keni një telefonatë të rëndësishme. Një emocion i bukur mund të kthehet. Ditë të mira e mërkura dhe e enjtja.

Gaforrja në vendin e dytë. Shumë angazhime por do të jeni të mbrojtur nga fati. Jeni shumë të përqendruar në punë.

Dhe medaljen e artë, më i favorizuar është akrepi. Një lajm i mirë që prisnit mund të vijë këto ditë. Mos jinni kritikë e mos kini frikë të guxoni. Një mundësi e re është në horizon për ju do të jeni të suksesshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375