INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klajda Gjosha: Si na e shiti qeveria çeljen e negociatave, por si është në të vërtetë [VIDEO]

Klajda Gjosha: Si na e shiti qeveria çeljen e negociatave, por si është në të vërtetë [VIDEO]

Publikuar më: 19:48 16-04-2018

Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i tyre për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon

Gjatë ditës së nesërme pritet të jepet rekomandimi pozitiv nga ana e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, realisht një çështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por mesa duket raport është përdorur nga politika shqiptare si një as nën mëngë për të “lartësuar” punën e tyre.

E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka deklaruar së raporti në fjalë, vjen për herë të dytë për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptar. Sipas saj rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave është marrë për herë të parë në nëntor të 2016.

kolaudim_ilustim.png

“Ka pasur pra një periudhë rreth një vit e gjysmë që komisioni ka vazhduar të monitorojë ecurinë e procesit të integrimit në vend dhe vjen sërish me një raport që është jashtëzakonisht shumë i ngjashëm në atë kohë dhe sepse pikërisht përmban rekomandimin pozitiv sërish për çeljen e negociatave”, është shprehur ish-ministrja e Integrimit.

Ditët e fundit politika shqiptare, konkretisht mazhoranca , na e ka “shitur” ndryshe këtë raport dhe arsyeja pse shihet ndryshe ky raport sipas ish-ministres së Integrimit është pikërisht shfrytëzimi që kërkon t’i bëjë politika si një arritje partiake.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545