INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo VIDEO po bën xhiro në rrjet! Shihni si truproja i Elvana Gjatës, komandoja që vrau Fabian Gaxhën bën qitje nga disa metra largësi

Kjo VIDEO po bën xhiro në rrjet! Shihni si truproja i Elvana Gjatës, komandoja që vrau Fabian Gaxhën bën qitje nga disa metra largësi

Publikuar më: 22:04 06-10-2018

Merviol Bilo, komandoja 41-vjeçar që dyshohet se vrau Fabian Gaxhan, krahun e djathtë të Ervis Martinajt në ish-bllok me një plumb në kokë, cilësohet si një qitës i shkëlqyer i Forcave të Armatosura. Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij në qitje gjatë një stërvitje në bazën ushtarake të Zall-Herrit. Si një nga ushtarakët më me përvojë dhe me aftësi të jashtëzakonshme luftarake, Bilo është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando.

Krahas detyrës si komando, Bilo punonte edhe si truprojë privat i këngëtares Elvana Gjata. Të enjten në mbrëmje 41-vjeçari ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Matës, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha, ky i fundit njohej si shoqëruesi i Ervis Martinajt, pronar i një kompanie bastesh. Në videon që shihni më lart, duket aftësia e komandos në qitje. Krahas saktësisë në objektiv, Merviol Bilo, bie në sy edhe për veprimet me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto të cilat i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Merviol Billo ka kryer me sukses edhe një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për të marrë të kartën regjistruese të një avioni vëzhgues i rrëzuar në këtë zonë malore. Koha kur komandoja ka kryer misionin me efikasitet të plotë, përkon me periudhën e luftës në Kosovë. I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets”, ai ka kryer misione ushtarake edhe në Irak, Afganistan dhe Çad. 

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549